Lajm i mirë për fluturim direkt nga Evropa për në Antalya

Sipas lajmit të gazetës “Hürriyet", Drejtori i Përgjithshëm i Linjave Ajrore Turke (THY), Temel Kotil, dha sihariqin për të gjithë turistët dhe këtë sektor që prej vitesh prisnin fluturimet direkt nga Evropa për në Antalya.

Lajm i mirë për fluturim direkt nga Evropa për në Antalya

Në këtë lajm, gazeta citon Drejtorin e THY-së, Temel Kotil të ketë thënë: “Fluturimet direkt, si fillim do të përfshijnë vendet e Evropës Veriore.

Ne na vjen një kërkesë shumë e madhe nga Norvegjia dhe Finlanda. Ne kërkojmë që këto fluturime ti arrijmë përpara se të vijë vera.

Kurse për vende të tilla si Gjermania nga ku vijnë shumë turistë, nuk mendojmë që të vendosim fluturime direkt.

Pasi nga këto vende turistët vijnë nëpërmjet fluturimeve me charter.

Ne jemi duke vazhduar punimet me tërë shpejtësinë" tha Drejtori i Përgjithshëm i Linjave Ajrore Turke (THY), Temel Kotil.


Fjalët Kyçe: Temel Kotil , Norvegji , Finlanda

Lajme të ngjashme