Organizime të shumta për nder të festës së Pavarësisë së Kosovës

Organizime të shumta për nder të festës së Pavarësisë së Kosovës

Organizime të shumta për nder të festës së Pavarësisë së Kosovës

Për nder të festës së pavarësisë së Kosovës, sot, në të gjitha Ambasadat e Republikës së Kosovës, organizohet pritje për korin diplomatik, zyrtarë shtetesh, si dhe personalitete të rëndësishme të shteteve përkatëse.

Ceremonitë do të mbahen në orë të ndryshme. Po për festën e pavarësisë, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit do të mbajë ceremoninë e dhënies së çmimeve letrare, duke filluar nga ora 10:00.

Pastaj, Ministria e Punës dhe e Mirëqenies Sociale, në bashkëpunim me Odën Ekonomike të Kosovës, Odën Amerikane të Kosovës dhe Odën Gjermano Kosovare, organizojnë panairin e punës në sallën e kuqe, duke filluar nga ora 11:00.

Kurse, presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga do të dekorojë me medalje personalitet e shquara, duke filluar nga ora 13:00.

Festa e pavarësisë, vazhdon me turneun tradicional në Futsal, të organizuar nga Federata e Futbollit të Kosovës, që do të mbahet në Pallatin e Rinis dhe Sportit në Prishtinë, duke filluar nga ora 17:00.

Ndërsa, në orën 20:00 do të jepet shfaqja mysafire “Zemra e Huaj", nga Teatri i Sarajevës me regji të Dino Mustafiq.



Lajme të ngjashme