Festivali i Filmit mbi Mjedisin në Shqipëri do të zhvillohet gjatë datave 22 Maj-5 Qershor

Festivali i Filmit mbi Mjedisin në Shqipëri do të zhvillohet gjatë datave 22 Maj-5 Qershor

Festivali i Filmit mbi Mjedisin në Shqipëri do të zhvillohet gjatë datave 22 Maj-5 Qershor

Edicioni i katërt i Festivalit të Filmit mbi Mjedisin në Shqipëri, do të zhvillohet këtë vit nga data 22 Maj deri më 5 Qershor. Filma nga mbarë bota që trajtojnë temën e mjedisit, do të jenë pjesë e këtij Festivali sipas tre kategorive të konkurrimit: filmi me metrazh të shkurtër (<20min), filmi me metrazh të gjatë (>20min) dhe EFFA Lab Film.

Ky “laborator" arti, synon të nxis regjisorët e rinj në të gjithë Ballkanin të prodhojnë filmat e tyre me temë mjedisin. Organizatorët e European Flavour and Fragrance Association (EFFA) synojnë të mbështesin filmin mjedisor ballkanik, duke ju ofruar mundësinë këtyre realizuesve të paraqesin punët e tyre përgjatë zhvillimit të festivalit duke ju dhëne gjithashtu edhe vëmendjen e duhur mediatike. EFFA merr përsipër të shpërndaj nëpërmjet rrjetit ndërkombëtar filmat pas përfundimit të festivalit.

Festivali do të përzgjedhë filmat që kanë kryefjalë “mjedisin". Çdo përmbajtje mjedisore është e mirëpritur, madje edhe qasjet shumë-disiplinore të këtij sektori. Për të qenë pjesë e Lab Film në EFFA, filmi duhet të xhirohet domosdoshmërisht në (Shqipëri, Slloveni, Kroaci, Bosnje-Hercegovinë, Serbi, Kosovë, Mali Zi, Maqedoni, Greqi, Bullgari, Rumani). Nuk ka limite lidhur me kohë zgjatjen e filmit.

Organizatorët bëjnë të ditur se, procedura e aplikimit është falas. Ndëra filmat pjesëmarrës duhet të paraqesin një web-link ose të dërgojnë filmat e tyre me email tek organizatorët e Festivalit para datës 1 Prill 2016 . Një juri e caktuar nga organizatorët e Festivalit do të përzgjedhë një maksimum prej 10 filmash për çdo kategori. Përzgjedhja do të bëhet para datës 05 Prill 2016. Filmat e përzgjedhur do te shfaqen në edicionin e tretë të Festivalit të Filmit mbi Mjedisin në Shqipëri.

Ndërsa Një juri ndërkombëtare do të caktohet nga organizatorët e Festivalit që do të përcaktoj fituesin e filmit më metrazh të shkurtër dhe filmit me metrazh të gjatë me çmimet: Filmi më i mirë me metrazh të shkurtër, Filmi i dytë më i mirë me metrazh të shkurtër, Filmi më i mirë me metrazh të gjatë, Filmi i dytë më i mire me metrazh te gjatë. Me përfundimin e këtij Festivali dhe me marrëveshjen e pjesëmarrësve, organizatorët e Festivalit mund të shfaqin të gjitha filmat e paraqitur, si pjesë e programit “Ndërgjegjësimi për Mjedisin" në vende të ndryshme te Shqipërisë.



Lajme të ngjashme