Java e Modës së Shqipërisë fillon në fund të marsit në Nju Jork

Java e Modës së Shqipërisë fillon në fund të marsit në Nju Jork

428226
Java e Modës së Shqipërisë fillon në fund të marsit në Nju Jork

Albanian Fashion Week është një projekt që do të prezantohet në fund të muajit mars në Nju Jork, sipas Mrika Krasniqi, organizatorja e këtij projekti. Në projekt do të marrin pjesë shumë stilistë të njohur shqiptarë nga e gjithë bota, të cilët do të prezantojnë krijimet e tyre më të reja.

“Kjo do të jetë një ofertë e shumëpritur nga stilistët shqiptarë të cilët do të mund të prezantohen në NYC, qytetin që nuk fle kurrë, në qytetin e modës dhe kulturës”, tha Krasniqi.

Ajo thekson se në Evropë janë kontaktuar shumë stilistë , të cilët e kanë mirëpritur këtë projekt dhe janë në përgatitje të koleksioneve të tyre.”

Gjithsej do të mund të prezantohen të paktën 600 veshje të ndryshme të punuara nga 20 stilistë shqiptarë. Këto linja veshjesh, do të prezantohen për shitje përpara blerësve të cilat janë ftuar në këtë ngjarje, duke krijuar mundësi bashkëpunimi në ketë fushë dhe përmes shitjeve e shkëmbimeve të përvojave.

Sipas Krasniqit, për këtë event janë angazhuar disa prej modeleve të njohura të Nju Jorkut dhe më gjerë.

Realizuese e një sërë dokumentarësh e veprash me nje rezultante suksesi dhe me shume çmime ndërkombëtare , Mrika Krasniqi eshtë ideatore dhe organizatore e Albanian Week Film Festival” në Nju Jork. Artistja e njohur ka kompaninë e saj të produksionit “Nil Production” me seli në Prishtinë dhe Nju Jork.



Lajme të ngjashme