Një 85-vjeçare kandidate për Çmimi Nobel të Paqes

Një grua 85-vjeçare dhe një peshkatar 40-vjeçar janë paraqitur zyrtarisht si kandidatë për Çmimin Nobel të Paqes, pasi kanë hapur krahët ndaj azilkërkuesve të gjendur në situatë të vështirë në Ishullin Lesbos të Greqisë.

Një 85-vjeçare kandidate për Çmimi Nobel të Paqes

“Nobel” u ka hapur derën atyre që me veprimet e tyre shembullore treguan dhembshuri për emigrantët.

Një grua 85-vjeçare dhe një peshkatar 40-vjeçar, të cilët kanë hapur krahët për emigrantët e larguar nga konfliktet në atdheun e tyre, u propozuan për çmimin “Nobel”. Akademia e Athinës në kërkesën drejtuar Fondacionit Nobel me seli në Norvergji nënvizon sensibilitetin e treguar nga banorët e ishullit pavarësisht krizës ekonomike që po kalojnë.

85-vjeçarja Emilia Kamvisi, gjatë gushtit të kaluar ishte filmuar duke ushqyer me biberon një foshnje siriane të shpëtuar nga deti. Kamvisi, e cila është edhe vetë fëmija e një familjeje emigrantësh, në vitin 1992 kishte emigruar nga Ishulli i Xhundas për në Lesbos.

Kurse 40-vjeçari Stratis Valiamos është një peshkatar, i cili ka shpëtuar qindra emigrantë që janë përballur me vdekjen në Detin Egje.

Mes kandidatëve për Çmimin “Nobel” është edhe një emër i njohur që ka vizituar Ishullin e Lesbos.

Është ylli i kinematografisë amerikane, Suzan Saradon, e cila vitin e kaluar vizitoi ishullin për të tërhequr vëmendjen e opinionit botëror mbi gjendjen e emigrantëve, dhe ishte interesuar së afërmi për ata.



Lajme të ngjashme