TRT merr çmimin e parë në 5 kategori

TRT, ekrani i prodhimeve të suksesshme, është vlerësuar me çmim të parë në 5 kategori të ndryshme.

TRT merr çmimin e parë në 5 kategori

Janë publikuar emrat e fituesve të Çmimeve Mediatike të Anadollit.

TRT, ekrani i prodhimeve të suksesshme, është vlerësuar me çmim të parë në 5 kategori të ndryshme.

Zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i TRT-së Ibrahim Eren, u zgjodh drejtuesi i vitit.

Seriali më i kërkuar mbrëmjen e çdo të mërkure “Dirilis” (Ringjallja) dhe që transmetohet në kanalin TRT1 është zgjedhur si seriali i vitit. Kurse aktorja kryesore në këtë serial, Hylja Darxhan (Hüşya Darcan) që interpreton rolin e Nënë Haimes, u nderua me çmimin e aktores më të mirë.

Aktori Hanan Kaçan, i cili interpreton rolin e Heredot Xhevdetit në serialin “Ora e Heredot Xhevdetit”, është vlerësuar me çmimin “aktori më i mirë i vitit”.

Në kategorinë e programeve të mëngjesit çmimi i parë iu dha programit “Mëngjes në 1”.

Çmimet, fituesve do t’u dorëzohen me një ceremoni që do të mbahet në Ankara më 26 janar, ditë e martë.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme