Konya-Filloi ceremonia e Sheb-i Arus

Këtë vit shënohet përvjetorit të 742 të vdekjes së Mevlana, Xhelaledin Rumiut.

Konya-Filloi ceremonia e Sheb-i Arus

Ceremonitë ndërkombëtare në përkujtim të 742 vjetorit të Mevlana's nisën me "ceremoninë e kandilit të zgjimit" dhe me "marshimin e dashurisë dhe të tolerancës" ku ka qenë i pranishëm edhe Ministri i Kulturës dhe Turizmit të Turqisë, Mahir Ünal.

Fillimisht kandili Meracel Bahreyn (bashkimi i dy deteve) u vendos në pikën në afërsi të kodrës Alaaddin ku u takua Mevlana me Shems-i Tebrizi dhe u ndez nga Ministri i Kulturës dhe Turizmit Mahir Ünal, prefekti i qytetit Konya, Muammer Erol, kryetari i bashkisë Tahir Akyürek, mbesa e brezit të 22 të Mevlana‘s, Esin Çelebi Bayru dhe anëtarët të tjerë të protokollit.

Ministri i Kulturës dhe Turizmit Mahir Ünal në një deklaratë për gazetarët ka pohuar se këtu duhet të mbahet një qëndrim me respekt të përshtatshëm para Mevlanas.

Ünal, duke vënë në dukje se dashuria, paqja dhe vëllazëria nevojitet më shumë se kurrë, tha se "zëri i Mevlanas i cili vjen prej shekujsh më parë për natyrën tonë vjen i freskët si në ditët e para duke na ftuar në mëshirë, paqe, vëllazëri dhe dashuri".

"Ritualet e qytetërimit tonë përbëhen pikërisht nga kjo vëllazëri, dashuri, paqe dhe mëshirë. Sot ndodhemi në përkujtim të atyre që për ne janë zëri dhe fryma e të gjitha bukurive të dashurisë në zemrën e njeriut me shpresën për zgjimin e këtij kandili të paqes dhe vëllazërisë, po zgjojmë këtë kandil" ka pohuar ndër të tjera ministri Ünal.

Ünal më tej ka theksuar se aktivitetet Sheb-i Arus janë shumë me vlerë pasi mbahen gjallë përmes ritualeve tradicionale dhe ka shtuar se "nga këtu me gjuhën, shpirtin, zemrën e Mevlana dëshirojmë ti japim mesazhe njerëzore të gjithë botës".

Më pas anëtarët e protokollit nën shoqërimin e bandës frymore të muzeut ushtarak të Shtabit të Përgjithshëm mbajtën marshimi deri para prefekturës së qytetit të Konyas. Ndërsa "marshimi i dashurisë dhe tolerancës" që ka nisur para prefekturë së Konyas ka përfunduar para muzeut Mevlana.

Ndërkaq më pas është kryer riti i semas ku dhe pastaj nën shoqërimin e tingujve mistike nga dervishi Ahmet Sami Küçük është kënduar duaja Gülbang e cila është edhe një traditë e sektit Mevlevi.

Ceremonitë ndërkombëtare në përkujtim të përvjetorit të 742 të Mevlana's do të mbahen në qytetin Konya me bashkëpunimin e një numri të madh institucionesh dhe organizatave, ku në kuadër të këtyre ceremonive në 78 vende të ndryshme të qytetit do të mbahen 168 aktivitete.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme