Antalya-Përfundoi Edicioni i 52-të i Festivalit të Filmit

Me ceremoninë e ndarjes së çmimeve “Portokalli i Artë” në mbrëmjen gala mori fund edhe Edicioni i 52-të i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Antalya.

Antalya-Përfundoi Edicioni i 52-të i Festivalit të Filmit

Me ceremoninë e ndarjes së çmimeve “Portokalli i Artë” në mbrëmjen gala mori fund edhe Edicioni i 52-të i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Antalya.

Ceremonia u shënua nga ana e filmit “Sarmasik” (Zvarritëse) e cila mori çmimet për filmin më të mirë, regjisorin, aktorin dhe për skenarin më të mirë.

Çmimi i “Portokallit të Artë” që cilësohet edhe si Oscar-i i Turqisë iu nda fituesve në Piramidën e Qelqit në Antalya.

Në këtë ceremoni morën pjesë yjet e botës kinematografike.

Kategorinë kombëtare të filmit të metrazhit të gjatë e shënoi filmi “Sarmasik”.

Ky film i regjisorit Tolga Karaçelik mori çmimet për regjisorin, filmin dhe skenarin më të mirë.

Ndërkaq aktori i filmit Nadir Saribacak fitoi çmimin e aktorit më të mirë.

Aktorja Nuray Yesilaraz mori çmimin e aktores më të mirë për rolin e saj në filmin “Kalandar Sogugu” (Të ftohtit kalendarik).

Ndërsa çmimin për muzikë më të mirë morën veprat e filmave “Ruzgarin Hatiralari” (Kujtimet e erës) dhe “Kalandar Sogugu” (Të ftohtit kalendarik).

Çmimin e shikuesve në kategorinë kombëtare të filmit të metrazhit të gjatë e fitoi filmi “Kumes” (Kotec).

Ndërkaq çmimin e shikuesve për konkursin ndërkombëtar e mori filmi “Ruzgarin Hatiralari” (Kujtimet e erës).

Çmimin për skenarin më të mirë në këtë kategori e mori filmi “Kayip Kizlar” (Vajzat e humbura), ndërsa çmimin për muzikë më të mirë e fitoi filmi “Kusatilmis” (Rrethimi).

Filmi “Tasa Yazilmis Hatiralar” (Kujtimet e shkruara në gurë) u zgjodh për filmin më të mirë në kategorinë ndërkombëtare të metrazhit të gjatë.

Në këtë kategori çmimin e regjisorit më të mirë e mori regjisori Hany Abu Assad, çmimin e aktorit më të mirë Haydar Sisman për rolin e tij në filmin “Kalandar Sogugu” (Të ftohtit kalendarik), ndërsa çmimin e aktores më të mirë e fitoi aktorja Alba Rohrwasher (Rorvashër).

Në ceremoni i ndanë edhe çmimet e karrierës aktores angleze Vanessa Redgrave dhe bashkëshortit të saj Franco Nero.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme