Ekspozitë e qenëve të Sharrit në Shkup

Në Shkup u mbajt manifestimi i parë kinologjik i quajtur “Ekspozita e parë botërore për qenin e Sharrit".

Ekspozitë e qenëve të Sharrit në Shkup

Në Shkup u mbajt manifestimi i parë kinologjik i quajtur “Ekspozita e parë botërore për qenin e Sharrit", ku përveç pjesëmarrjes së qenve nga Maqedonia kishte të ardhur edhe nga Kosova, Serbia dhe Hungaria.

Pero Bozhinovski refer ndërkombëtar për të gjitha racat e qenve të pranuara në botë, gjithsej 345, tha se qeni i Sharrit nga Organizata Botërore Kinologjike është pranuar si racë në vitin 1939 me emrin "Qeni Ilir" që pastaj në vitin 1957 të emërohet si "Qeni i Sharit".

Sa i përket vetë manifestimit, në cilësi të organizatorit, Bozhinovski rrëfen se qentë vlerësohen në bazë të pamjes së tyre të jashtme, në kategori të ndryshme, për moshën 3-6 muaj, 6-9 muaj, 9-12 muaj, 12-18 muaj, 18 -24 muaj dhe mbi 24 muaj, ndërsa ka kategori edhe të veteranëve.

"Qentë para shfaqjes duhet të përgatiten, të jenë të larë, të jenë të shëndetshëm, ti kenë qimet e shndritshme, të kenë pajisje adekuate gjatë prezantimit para jurisë, i cili ka standardet e notimit për secilën kategori. Shikohet koka, sytë, veshët, dhëmbët, pigmenti, qafa, forca, pastaj shkohet në horizontalen e shpinës, muskulatura, ekstremiteti, lëvizjet", tha Bozhinovski.

Sipas tij, këto parametra dëshmojnë për përgatitjen e këtij lloji të qenit, i cili në rastet më të shpeshta përdoret si qen roje i kopeve të deleve, ndërsa në vendet urbane kujdeset për pronat e ndryshme siç janë magazet, shtëpitë etj.

Ekspozita e parë botërore për qenin e Sharrit, u pasurua me programin e njësitit policor, i cili demonstroi një aksion policor kundër trafikimit me lëndë narkotike në të cilat u dëshmua aftësia e qenve policorë që në një afat të shkurtër kohor të gjejnë drogën e fshehur në automjet apo vende të tjera.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme