Në Botsvana zbulohet diamanti më i madh i 100 viteve

Në një minierë të diamantit në Botsvana u nxor diamanti më i madh i 100 viteve të fundit.

Në Botsvana zbulohet diamanti më i madh i 100 viteve

Në deklaratën e kompanisë ”Lucara” me seli në Kanada u pretendua se në minierën e diamantit, në Karove, u zbulua diamanti prej 1 111 karatësh.

Diamanti i nxjerrë në Botsvana është diamanti i dytë më i madh në botë deri tani, ndërkohë që përmasat e tij janë 65x56x40 milimetra.

Firma gjithashtu njoftoi se në të njëjtën minierë kanë zbuluar edhe dy diamante prej 813 dhe 374 karatësh.

Në anën tjetër diamanti më i madh i botës është zbuluar në vitin 1905 në Afrikën e Jugut me 3 106 karatë, i quajtur diamanti ”Cullinan”.

Pjesët e prera të këtij diamanti janë përdorur në bizhuteritë e familjes mbretërore britanike.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme