Tespihet, rruazat e lutjeve

Tespihet luajnë një rol të rëndësishëm jo vetëm fenë islame, por edhe në fetë tjera si për katolikët, ortodoksët, budistët dhe brahmanët e Indisë.

Tespihet, rruazat e lutjeve

Tespihet luajnë një rol të rëndësishëm jo vetëm fenë islame, por edhe në fetë tjera si për katolikët, ortodoksët, budistët dhe brahmanët e Indisë.

Në të kaluarën të gjitha tespihet për botën islame prodhoheshin nga ana e mjeshtërve të Stambollit. Ato prodhohen nga materialet e ndryshme duke filluar prej floririt, argjendit, fildishit, zhguallit të breshkës, sedefit, ambrit, argjilës së bardhë, margaritarit, koralit, drurit të sandallit, abanozit dhe prej materialeve tjera.

Materialet e tespiheve vijnë nga Afrika, Egjipti, Madagaskari, Lindja e Largët dhe Amerika Jugore.

Njëra prej veprimeve më të vështira është hapja e vrimës në mes të rruazës. Më pas rruazat e punuara vendosen në perin e përshtatshëm nga mëndafshi ose najloni dhe në fund punohet pjesa për të fshehur nyjën.

Gjatë periudhës osmane në stinët e verës preferoheshin tespihet e punuara nga kristali shkëmbor për shkak të ndjenjës së freskisë që japin. Ndërkaq numri i mjeshtërve që punojnë tespihe në ditët e sotme është mjaftë i vogël.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme