Stamboll – Shtëpia e Shën Nektarit kthehet në muze

Shtëpia e shenjtorit të fundit të shpallur për besimtarët ortodoksë, Shën Nektarit, që ndodhet në lagjen Silivri të Stambollit, po restaurohet për t’u kthyer në muze.

Stamboll – Shtëpia e Shën Nektarit kthehet në muze

Shën Nektari, shenjtori i fundit i shpallur i botës ortodokse ka lindur në Stamboll.

Shtëpia e tij ndodhet në lagjen Silivri.Shtepia e Shen Nektarit

Kjo është edhe arsyeja që çdo vit me mijëra ortodoksë vijnë në Stamboll për të vizituar rrënojat e kësaj shtëpia, të cilën ata e pranojnë si një vend të shenjtë.
Në përvjetorët e vdekjes së Shën Nektarit, vizitat intensifikohen dhe mbahen edhe mesha të posaçme.

Aktivitetet kulturore që organizohen në këtë qytezë të Stambollit kalojnë në atmosferën e një festivali.

Shtëpia e Shën Nektarit dhe ambienti përreth do të restaurohet dhe sistemohet sërish në përshtatje me turizmin e besimit dhe të kulturës.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme