Ndërron jetë Ernst Fuchs, babai i realizmit fantastik

Ernst Fuchs ishte një artist austriak, themelues i Shkollës Vjenës të Realizmit Fantastik dhe anëtar i Shoqërisë për Artin e Imagjinatës. Fuchs u nda nga jeta ditën e hënë (9 nëntor 2015), në moshën 85-vjeçare, njoftuan familjarë të tij.

Ndërron jetë Ernst Fuchs, babai i realizmit fantastik

Piktori me mjekër dhe skufje, njëherësh skulptor, skenograf, disenjator, kompozitor dhe poet, shquhej botërisht për pikturat abstrakte dhe me tematikë fetare, ku ai gërshetonte për mrekulli ngjyrat e ndezura me linjat e qarta.

Në vitin 1972, ai bleu vilën historike në pronësi nga Otto Wagner dhe e shndërroi atë në muze privat, ku ekspozonte punën e tij.

Ai ka studiuar në Akademinë e Arteve të Bukura në Vjenë.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme