Stambolli mirëpret panairin e 34-të ndërkombëtar të librit

Anadolu Agency do të jetë partner medial i panairit ndërkombëtar të librit.

Stambolli mirëpret panairin e 34-të ndërkombëtar të librit

Anadolu Agency (AA) do të marrë pjesë si partner medial global në Panairin e 34-të ndërkombëtarë të librit në Stamboll.

Tema e Panairit është “Komedia: Të shikuarit e jetës me buzëqeshje”, ndërsa drejtoresha e komunikimit, Esra Kireçci tha se Agjencia është shumë e lumtur që tashmë dy vite prezantohet si partner medial global i këtij Panairi prestigjioz të librit.

“Në këtë Panair kemi mundësi të prezantojmë almanakun e AA-së. Edhe sivjet e kemi botuar në tre gjuhë, turqisht, anglisht dhe arabisht. Kjo tashmë është bërë traditë e Anadolu Agency”, tha Kireçci.

Në standin e AA-së mund të blihen dy almanakë, nga viti 2013 dhe 2014, si dhe libri “80 vjetori i kronologjisë së Republikës së Turqisë”.

Panairi do të jetë i hapur deri më 15 nëntor.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme