Ankara - Java italiane në perden e bardhë të kinemasë

Kryeqyteti Ankara i Turqisë po mirëpret edicionin VI të Festivalit të Filmit Italian.

Ankara - Java italiane në perden e bardhë të kinemasë

Në kuadër të këtij festivali, që u çel sot me synimin për të prezantuar më nga afër kulturën italiane dhe për të kontribuuar në takimin kulturës turke me atë italiane, kinemadashësit do të mund të shikojnë 8 filma pa asnjë lloj pagese deri më 15 nëntor.

Filmi i parë, që do të shfaqet gjatë kësaj jave, ku zënë vend produksionet më të fundit të kinematografisë italiane, është ai me titull “Në mëshirë të Zotit” (In grazia di Dio) dhe regji të Edoardo Wispeare.

Ndërsa filmat e tjerë, të cilët do të shfaqen në festival dhe u përkasin zhanreve dramë e komedi, janë: “Ne besonim” (Noi credevamo) me regji të Mario Martone, “Faktori njeri” (La variabile umana) nga Bruno Oliviero, “Bishti i kavallit” (L'ultima ruota del carro) nga Giovanni Veronesi, “Çdo ditë të Perëndisë” (Tutti i santi giorni) me regji të Paolo Virzi, “Karrigia e lumturisë” (La sedia della felicita) nga Carlo Mazzacurati, “Mirëdita baba” (Buongiorno papa) nga Edoardo Leo dhe “Qëndro larg meje” (Stai lontana da me) me regji të Alessio Maria Federici.

Të gjithë filmat do të shfaqen në gjuhën origjinale me titra në turqisht.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme