Hapet Panairi i myslimanëve në Bruksel

Në Bruksel është organizuar panairi i katërt i myslimanëve në të cilin prezantohen disa aspekte të islamit.

Hapet Panairi i myslimanëve në Bruksel

Në Bruksel është organizuar panairi i katërt i myslimanëve në të cilin prezantohen disa aspekte të islamit me qëllim të vendosjes së dialogut mes kulturave të ndryshme.

Në Panairin, i cili do të jetë i hapur deri të hënën, marrin pjesë 100 kompani, ndërsa prodhuesit do të ekspozojnë prodhime të veshmbathjeve, stolive, shtëpi botuese, agjenci turistike, etj.

Kerim Ouchek, i cili është njëri nga organizatorët e panairit, tha se edhe këtë vit, sikur edhe vitin e kaluar, pret 20.000 vizitorë. Në kuadër të panairit do të organizohen edhe panele të ndryshme.

Sivjet stendë të vet në panairin ka edhe organizata humanitare “Islamic Relief” e cila në mënyrë demonstrative ngriti tendën për të treguar problemet e refugjatëve sirianë dhe jetën e tyre në kushtet e vështira.

“Vizitorëve duam t’u tregojmë se në çfarë mënyre jetojnë refugjatët sirianë. Kemi vendosur tendë në të cilën në një dhomë gjenden kuzhina, banja dhe hapësira për fjetje”, tha vullnetarja e organizatës, Leyla Karaca.

Stendë e posaçme është vendosur edhe për prodhimet palestineze, mes të cilave gjendet edhe vaji i ullirit dhe sapuni. Përmes blerjes së prodhimeve bëhet mbledhja e parave, të cilat do t’u dorëzohen persona në nevojë.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme