Stipe Mesiç shpallet "Qytetar nderi" i Gostivarit

Ish-presidenti i Kroacisë, Stipe Mesiç u shpall ”Qytetar nderi” nga qyteti i Gostivarit, ndërkohë që çelësin e qytetit ai e mori nga kryetari i komunës, Nevzat Bejta.

Stipe Mesiç shpallet "Qytetar nderi" i Gostivarit

“U jam shumë mirënjohës, pasi vendimi për këtë vlerësim është marrë njëzëri nga këshilli. Më gëzon të shoh që kohët e vështira në Ballkan janë prapa nesh dhe mbeten në të kaluarën. Kjo është edhe një dëshmi se demokracia vlen të kultivohet”, tha Mesiç në konferencën për shtyp që u mbajt pas ceremonisë.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve për të dhënë një vlerësim nëse në Maqedoni po zhvillohet një politikë e mirë ekonomike, Mesiç tha se nuk dëshiron të përzihet në punët e brendshme të vendit, pasi kjo do të ishte jokorrekte nga ana e tij.

Në prill të vitit 2012, Mesiç u shpall ”Qytetar nderi” edhe i Tetovës.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme