Ceremonia e Çmimeve të ABU-së, më të mirët e 23 kategorive

Ceremonia e Çmimeve të Unionit të Transmetuesve të Azi-Paqësorit (ABU) u mbyll me një mbrëmje madhështore në Stamboll.

Ceremonia e Çmimeve të ABU-së, më të mirët e 23 kategorive

Ceremonia e Çmimeve të ABU-së, që u organizua në Stamboll nën mikpritjen e TRT-së, dhuroi pamje magjepsëse.

Mbrëmja, në të cilën u shpërndanë çmimet për kategorinë e radios dhe televizionit, filloi me një entuziazëm të jashtëzakonshëm.

Në këtë ceremoni u vlerësuan me çmim më të mirët e 23 kategorive, si programet dokumentare, ato të argëtimit dhe emisionet për fëmijë.

Këtë gjest prestigjioz të Turqisë, si vend mikpritës i evenimentit, e njoftoi në mënyrë surprizë vetë drejtori i përgjithshëm i TRT-së, Senol Goka.

Ceremonia e Çmimeve të ABU-së tërhoqi interes të lartë edhe falë pjesëve muzikore mbresëlënëse.

Mjeshtër të muzikës, si Enver Izmailov, Ismail Lumanoski dhe Çetin Akdeniz, performuan në skenë disa nga shembujt më të bukur të muzikës së botës turke.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme