Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

Stambolli, kolazh i të gjithë botës

"Stambolli është si një kolazh i të gjitha qyteteve, që unë njoh", deklaroi stilisti industrial, Nikola Radeljkovic, themelues i ekipit modelues NUMEN.

Stambolli, kolazh i të gjithë botës

Organizuar javën e kaluar në Stamboll, “Istanbul Design Week” u bë skenë e dizajnëve njëri më i bukur dhe origjinal se tjetri.

Stilisti industrial, Nikola Radeljkovic, themelues i ekipit modelues NUMEN, mbeti i magjepsur nga qyteti i dy kontinenteve.

“Stambolli është si një kolazh i të gjitha qyteteve, që unë njoh. Në njërën anë më ngjason me Kroacinë, saktësish me Pulën, një qytet-port i mbushur me kantiere detare në Gadishullin e Istrës. Pak sekonda më pas shikoj Jokohamën. Në anën tjetër spikat menjëherë ngjashmëria e Stambollit me Sarajevën, që është edhe qyteti im i lindjes. Po ashtu, ndikimi i detit dhe karakteret e fuqishme të Azisë e Mesdheut të lënë pa fjalë. Unë jam i dashuruar edhe me arkitekturën e vendeve, ku mbështeten kallamat e peshkimit në Urën e Gallatës”, është shprehur Radeljkovic.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme