Kosova në UNESCO, miratohen rezoluta e pranimit

Zv/kryeministri dhe ministri i Jashtëm i Kosovës, Hashim Thaçi, deklaroi se Kosova u pranua në UNESCO.

Kosova në UNESCO, miratohen rezoluta e pranimit

Nëpërmjet statusit të tij Facebook, Zv/kryeministri Thaçi bëri të ditur se: "Komiteti Ekzekutiv i UNESCO-s sapo aprovoi rezolutën, që rekomandon pranimin e Republikës së Kosovës në UNESCO. Një hap shumë i madh përpara për Kosovën."

Bordi ekzekutiv i Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (UNESCO), ka votuar në favor të kërkesës për ta pranuar Republikën e Kosovës në anëtarësinë e kësaj organizate.

Beogradi zyrtar ka kundërshtuar ashpër anëtarësimin e Kosovës në UNESCO, duke thënë se “kishat dhe manastiret serbe në Kosovë i takojnë trashëgimisë dhe pronës së Kishës Ortodokse serbe dhe çdo rrëmbim i kësaj trashëgimie do të ishte cenim real i ekzistimit të objekteve më të rëndësishme fetare, kulturore e historike të popullit serb”.

Votimi i sotëm për Kosovën e çon çështjen në Konferencën e Përgjithshme të UNESCO-s, e cila mbahet prej 3 deri më 18 nëntor.

Konferenca e përgjithshme UNESCO-s përbëhet nga 195 vende anëtare dhe për vendimin pozitiv për Kosovën, që do të ishte përfundimtar për pranimin në UNESCO, nevojiten dy të tretat e votave.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme