Muzeu "Marubi" fillon jetën virtuale

Në prezantimin e Muzeut Virtual Marubi në Shkodër, nderonin me pjesëmarrjen e tyre shumë autoritete dhe banorë të qytetit.

354525
Muzeu "Marubi" fillon jetën virtuale

Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro, Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi, Drejtoresha e UNDP Yesim.Oruc Yesim, Drejtori i Fototekës Kombëtare “Marubi”, Luçjan Bedeni dhe stafi i projektit MAVIMU ishin ndër pjesëmarrësit në inaugurim.

Muzeu Virtual “Marubi” përfshin dhe prezanton publikisht rreth 100.000 fotografi të shkrepura gjatë gjysmës së dytë të shekullit XIX-të dhe fillimit të shekullit XX-të, fotografi të cilat janë regjistruar në ‎Qendren e Invetarizimit të Pasuritve Kulturore.

Fototeka “Marubi”, njofton se ky projekt konsistoi në arkivimin, katalogimit dhe dixhitalizimin e arkivës fotografike të Fototekës Kombëtare Marubit, dhe krijimin e një faqe web për promovimin dhe prezantimin për vizitorët të cilët duan të zbulojne rreth identitetit kulturor dhe historisë së Shqipërisë, përmes përfshirjes në një udhëtim vizual të fotografive online.

Deri më tani, projekti ka arritur të dixhitalizojnë në rezolucion të lartë pjesën më të vjetër të arkivit, koleksionin e Dinastisë Marubi me rreth 100.000 fotografi, ndërkohë që procesi i arkivimit dhe katalogimi dixhital vazhdon.

UNDP Albania zbatoi projektin Virtual Museum Marubi – MaViMu – përmes programit të saj ART GOLD 2, në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës, Fototekën Kombëtare “Marubi” dhe Rajonin Autonom të Friuli-Venezia Xhulias nga Italia, rajon ky i njohur edhe për traditën në katalogimin dhe digjitalizimin e imazheve.

Ky projekti është në përputhje me Planin Strategjik Rajonal të Shkodrës duke u fokusuar në turizmin e qëndrueshëm. Gjithashtu projekti pason kërkesën e qeverisë për të ruajtur dhe për të promovuar vlerat e trashëgimisë kulturore dhe historike të Ballkanit që gjenden në arkivin e Fototekës Kombëtare “Marubi”.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme