Shkup: Prezantohen kafja dhe veprat artizanale turke

Në Maqedoni, u mbajt aktiviteti ”Kafe Tradicionale Turke - Ekspozita e Veprave Artizanale Tradicionale Turke”.

Shkup: Prezantohen kafja dhe veprat artizanale turke

Nën organizim të institutit Junus Emre dhe organizatës “Welcome Macedonia” dhe nën patronazhin e ambasadës së Republikës së Turqisë në Maqedoni, u mbajt aktiviteti ”Kafe Tradicionale Turke - Ekspozita e Veprave Artizanale Tradicionale Turke”.

Në aktivitetin i cili zgjoi interes, ishin të pranishëm ambasadorë të veneve të ndryshme, përfaqësues të OJQ-ve lokale, dhe anëtarë të komunitetit të biznesit.

Kryetarja e organizatës “Welcome Macedonia”, Emilija Miladinova- Avramçova tha se ky aktivitet është i përqëndruar në kulturën e pasur të Turqisë, për çka tha se ndjehet e lumtur që si organizatë,janë pjesë e një aktivitetit të tillë. Ajo falenderoi ambasadën turke dhe institutin Junus Emre për kontributin e tyre. "Kafja turke është më tepër se një aktivitet. Në Maqedoni kafja turke përdoret në ambinte miqësore dhe familjare".
Drejtori i Institutit Junus Emre, Mehmet Samsakçi, në fjalën përshëndetëse theksoi se ndihen të nderuar që prezentojnë kulturën, kafen turke, çajin turk, dhe artizanatet të punuara në dorë, si dhe muzikën turke, të cilët bashkë janë veçori e Turqisë.

Në fjalimin e tij mbi rëndësinë dhe kuptimin e këtij eventi, foli ambasadori i Turqisë, Omer Sholendil.

"Këtë aktivitet nuk duam ta kufizojmë vetëm me një temë, prandaj vendosëm që ti reflektojmë aspektet të ndryshme të kulturës turke." tha ai dhe deklaroi se "Turiqia i jep një rëndësi të jashtzakonshme marrëdhënieve bilaterale me Maqedoninë. Këto dy shtete kanë marrëdhenie miqësore në shumë fusha. Kjo marrëdhenie është rezulltat i komunikimit dhe bashkpunimit qe kemi pasur qjatë historisë."

Pas përfundimit të fjalimeve, u shfaqnjë koncert me instrumentin tradicional turk 'kanun'. Programi vazhdoi me një video të shkurtër që shpjegonte se si bëhet arti prej druri i punuar me dorë. Mysafirët patën mundësi të shijojnë specialitetet nga kuzhina turke bashkë me kafen turke.

Programi mbaroi me ekspozitë të stolive dhe artizanateve të drurit të punuara në dorë, të cilat janë një pjesë e rëndësishme e kulturës turke.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme