Rihanna: Për Chris Brown do të kujdesem deri në frymën e fundit

Këngëtarja e njohur, Rihanna në një prononcim për Vanity Fair tha se në zemrën e saj do të ketë gjithmonë vend për ish të dashurin, Chris Brown.

388689
Rihanna: Për Chris Brown do të kujdesem deri në frymën e fundit

rihannaAta nuk janë më së bashku, por Rihanna do të ketë gjithmonë vend në zemrën e saj për ish të dashurin, Chris Brown. Këngëtarja duket se ka lënë pas krahëve trazirat që kishin ndodhur gjatë kohës sa ishte në lidhje me këngëtarin, pasi ajo pranoi se do të kujdeset për të deri në frymën e saj të fundit .

Rihanna për “Vanity Fair” tha se nuk është më së bashku me Chris Brown, por ajo nuk mban mëri më të, në fakt ajo nuk ka asgjë tjetër veç fjalë të mira për të thënë dhe se nuk ngurron ta pranojë se ai ende e ka vendin e vet në jetën e saj.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme