Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

Siri – DAESH-i shkatërron Harkun e Triumfit në Palmirë

Organizata terroriste e DAESH-it ka shkatërruar Harkun e Triumfit, shumë i famshëm, në Palmirë të Sirisë, njoftoi shefi i antikitetit të Sirisë.

Siri – DAESH-i shkatërron Harkun e Triumfit në Palmirë

“Kemi marrë informacione në terren, sipas të cilave Harku i Triumfit u shkatërrua dje”, theksoi Mamoum Abdelkarim.

“Harku i Triumfit ndodhet në të hyrë të rrugës së famshme me kolona të kësaj zone historike dhe ishte një simbol i Palmirës”, u shpreh me keqardhje përgjegjësi i arkeologjisë në Siri.

Në gusht, terroristë të DAESH-it kishin shkatërruar në Palmirë, zonë që konsiderohet nga UNESCO si trashëgimi botërore e njerëzimit, dy tempujt e saj më të bukur, atë të Belit dhe të Balshaminit.

Përpara fillimit të luftës civile siriane në vitin 2011, Palmira vizitohej çdo vit nga të paktën 150.000 turistë.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme