Itali – Për herë të parë një muze kushtuar fashizmit

Një memorial për regjimin 26-vjeçar fashist, që sundoi Italinë në periudhën e luftërave të shekullit të 20-të, është duke u planifikuar në vendlindjen e ish-diktatorit, Benito Musolini.

Itali – Për herë të parë një muze kushtuar fashizmit

Një memorial për regjimin 26-vjeçar fashist, që sundoi Italinë në periudhën e luftërave të shekullit të 20-të, është duke u planifikuar në vendlindjen e ish-diktatorit, Benito Musolini, njoftuan sot autoritetet lokale.

Musolini mori pushtetin në vitin 1922 dhe u rrëzua në vitin 1943, tre vjet pasi ai udhëhoqi Italinë në Luftën e Dytë Botërore së bashku me Gjermaninë naziste.

“Më shumë se një muze, ajo do të jetë një vend ku njerëzit do të jenë në gjendje të studiojnë dhe të kuptojnë diçka që ka lënë një shenjë të thellë në historinë italiane dhe evropiane”, tha kryebashkiaku i Predappios, Giorgio Frassineti.

Predappio është një qytet rreth 270 kilometra në juglindje të Milanos, ku Musolini u lind më 29 korrik 1883 dhe ku ai është varrosur.

Vendi pret mitingje neofashiste të paktën tri herë në vit, në përkujtim të lindjes, vdekjes dhe ngritjen në pushtet të diktatorit.

Duke hedhur poshtë sugjerimet se muzeu rrezikon të bëhet një tjetër faltore neofashiste, kryetari i bashkisë ka insistuar se ishte e drejtë për të kënaqur kuriozitetin e njerëzve për historinë legjitime për një periudhë që megjithëse tragjike, është pjesë e identitetit kombëtar.

Kryetari i komunës, anëtar i Partisë Demokratike të kryeministrit italian, Matteo Renzi dhe që mohon të ketë simpati për krahun e djathtë, ka folur për planet e tij edhe me gazetën “Il Foglio”.

Ai këmbëngul se muzeu është i nevojshëm për të ndihmuar Italinë që të përballet me të kaluarën e saj.

“Unë dua këtë muze për të njëjtën arsye se pse Gjermania ka një memorial të Holokaustit, për të kuptuar historinë, ju duhet ta shihni me sytë tuaj edhe pse ajo mund të jetë e dhimbshme”, tha kryetari i bashkisë, duke vënë në dukje se Renzi e inkurajoi atë për të ecur përpara, kur u takuan së bashku vitin e kaluar.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme