Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

Tiranë - Gati projekti restaurues për Tyrben e Kapllan Pashës

Tyrbja e Kapllan Pashës, monumenti kulture i kategorisë I, objekt ky që ndodhet në qendër të kryeqytetit të Shqipërisë, do ti nënshtrohet së fundmi një procesi restaurimi.

Tiranë - Gati projekti restaurues për Tyrben e Kapllan Pashës

Këtë lajm e bën me dije vetë Ministria e Kulturës në faqen zyrtare të internetit, ku shkruhet se monumenti i kategorisë së parë, i cili ndodhet 30 m në perëndim të Monumentit të Partizanit në Tiranë, për shkak të dëmtimeve të shkaktuara nga koha, të mos vënies dorë prej shumë kohe, do t’i nënshtrohet një procesi restaurues.

Ky proces do të vijë falë konstatimit, që kanë bërë ekspertët e Drejtorisë Rajonale të Kulturës Kombëtare-Durrës.

Ekspertët e DRRK-Durrës, gjatë një procesi bashkëpunimi të suksesshëm me Institutin e Monumenteve të Kulturës, kanë hartuar dhe përfunduar edhe projektin e restaurimit të monumentit të quajtur “Tyrbja e Kapllan Pashës”.

Ministria e Kulturës, me anën e fotografive bën edhe një prezantim me monumentin dhe me punën e realizuar gjatë këtij fillim projekti.

Tyrbja e Kapllan Pashës është monument kulture i kategorisë I, shpallur me Ligjin nr. 609, datë 24.05.1948. Tyrbja e Kapllan Pashës, e cila ndodhet në qendër të Tiranës, është ndërtuar në fillim të shekullit XIX.

Ajo është ndërtuar me gurë të gdhendur, ka në plan formën tetëfaqëshe dhe përbëhet nga një arkadë mbi kolona, që mbështetet mbi një bazament të ulët.

Kolonat janë prej guri monolit, vendosen mbi bazamente guri dhe me kapitele me dekor bimor në sipërfaqe.

Muri mbi arkadë mbaron i rrafshët me një kornizë dhe sot nuk ka çati mbi të, por mund të ketë pasur më parë.

Tyrbja shquhet për elegancën e arkadës dhe punimin e detajeve.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme