Shkodra mirëpriti "Ditët e Turqisë"

Nën tinguj e muzikës turke kanë nisur aktivitetet “Ditët e Turqisë”, organizuar nga Instituti “Junus Emre” – Qendra kulturore Shkodër në Pedonalen “Kolë Idromeno” të Shkodrës.

Shkodra mirëpriti "Ditët e Turqisë"

Aktivitetet kanë nisur me një panair, pjesëmarrës të së cilit ishin përfaqësues nga disa bashki të Turqisë si: Bashkia e Qytetit Bursa, Bashkia Üsküdar e Stambollit, Bashkia e Antalies, Bashkia e Qytetit Gaziantep, Bashkia e Qytetit Şanlıurfa, Bashkia Bayrampaşa e Stambollit dhe Kompania “Çaytaş” e Çajit Turk.

Pedonalja e Shkodrës ishte e mbushur me element të kulturës turke, ekspozuar nga bashkitë e Turqisë. Halil Ibrahim Izgi, përfaqësues i bashkisë Uskudar i Stambollit është shprehur se Shkodra është motra jonë, dhe prezenca e bashkisë Uskudar, në këtë panair që hapi siparin me 8 shtator është në të vërtetetë një kënaqësi e veçantë…

Po në Shkodër, përfaqësues të minibashkive të Stambollit, janë hasur me një simbol të qytetit të Shkodrës, siç është biçikleta…

Ditët e Turqisë, aktivitete i organizuar nga Instituti turk “Junus Emre”, tregon në vazhdimësi lidhjen shekullore që kanë të popuj vëllezër, midis Shqipërisë dhe Turqisë, duke bashkëjetuar mes këtyre dy vendeve me traditat e kulturën e tyre të lashtë.

Ndërsa, sot drejtues të Bashkisë së Uskudaritm,e binjakzuar me Bashkinë e Shkodrës janë takuar me kryebashkiaken, znj, Voltana Ademi, ku kanë diskutuar për bashkëpunime të frytshme midis dy bashkive.

Ndërsa programi përmbyllës i aktivitetit “Ditët e Turqisë”, i planifikuar të zhvillohet më datë 10 Shtator 2015 me pjesëmarrjen e këngëtares së mirënjohur, Elhaida Dani është anuluar për t’u zhvilluar në një datë më të vonë, e kjo në respekt dhe në nderim të humbjes së ushtarëve dhe policëve turq të rënë dëshmorë në sulmet terroriste dhe të ngjarjeve të dhimbshme që po përjeton këto ditë Turqia.

Arben Halluni/Shkodër


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme