Panairi i 34-t Ndërkombëtar i Librit do të fillojë në 7 nëntor

Turqia, në panairin e 34-t ndërkombëtar të librit TÜYAP, përgatitet të mirëpresë 14 shkrimtarë të huaj nga 3 vende.

Panairi i 34-t Ndërkombëtar i Librit do të fillojë në 7 nëntor

Dashamirësit e librit e kanë vëmendjen tek ky panair.

Panairi Ndërkombëtar i Librit TÜYAP që prej 34 vjetësh bashkon lexuesit me shkrimtarët, mban vendin e parë në Evropë dhe të tretin në botë.

Në panairin që vitin e kaluar u ekspozuan 561 milion libra, vendi i ftuar i nderit është Rumania.

Panairi ku do të marrin pjesë edhe 11 shkrimtarë rumunë, 1 amerikan dhe 2 grekë, do të zhvillohet në Stamboll në datat 7-15 nëntor.

Në mbledhjen e informimit në lidhje me panairin që u zhvillua në Stamboll morën pjesë edhe Koordinatori i Ministrisë së Kulturës së Rumanisë Alexandru POPESCU dhe Drejtoresha e Qendrës Kulturore Rumune, Nadia TUNSU

Në panair pritet që të thyhet rekordi i 500 mijë vizitorëve të vitit të kaluar.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme