"New York Times" zbulon brigjet aziatike të Stambollit!

E përditshmja amerikane “New York Times” ka përcjellë nëpërmjet suplementit të saj për udhëtimet një vizitë 36-orëshe në brigjet aziatike të metropolit më të madh turk.

"New York Times" zbulon brigjet aziatike të Stambollit!

Duke e cilësuar Stambollin si “kryeqyteti kulturor i Turqisë”, gazeta me seli në Nju-Jork flet me lëvdata edhe për brigjet aziatike të tij.

Pasi thekson se ana aziatike e qytetit është më e pastër, më e mbrojtur brenda vetvetes dhe më e gjelbër; ditorja amerikane tërheq vëmendjen mbi mënyrën e jetesës multikulturore, restorantet me shije të mrekullueshme nga të gjitha kuzhinat e botës dhe mbi larminë e jetës së natës në këtë pjesë të Stambollit.

Në fund të artikullit të “New York Times” zë vend edhe një listë, ku sugjerohen vizitat në një sërë vendesh, nga Pallati Beylerbeyi e deri tek Muzeu Baris Manço.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme