Tapetet shekullorë nga e gjithë bota restaurohen në Turqi

Disa ekspertë të një firme në qytetin bregdetarë të Turqisë, Antalya merren me restaurimin, kthimin në identitet të qilimave dhe tapeteve të ardhur nga vende të ndryshme të botës.

Tapetet shekullorë nga e gjithë bota restaurohen në Turqi

Disa ekspertë të një firme në qytetin bregdetarë të Turqisë, Antalya merren me restaurimin, kthimin në identitet të qilimave dhe tapeteve të ardhur nga vende të ndryshme të botës.

Qilimat dhe tapetet kryesisht vijnë në Antalya për kthim në origjinalitet nga vende si Gjermania, Franca, SHBA-ja si dhe nga qytete të ndryshme të Turqisë.

Këto pjesë të vlefshme të trashëgimisë kulturore botërore për një kohë të gjatë janë pjesë e koleksioneve private dhe disa janë të ekspozuara edhe në muze të ndryshëm.

Në restaurimin, i cili zgjat për një kohë të gjatë përdoren materiale origjinale. Siç thonë ekspertët çdo qilim është i veçantë dhe kërkon një kohë të caktuar për restaurimin e ndryshimeve. Megjithatë, ata thonë se ky proces merr afërsisht një deri në gjashtë muaj kohë dhe shtoi se pas përfundimit të punimeve mund të përdoret për të paktën edhe njëqind apo 150 vjet të tjera.

Pasi të përfundojë projektin e restaurimit të një qilimi apo tapeti, ato dërgohen përsëri në vendin nga ku kanë ardhur.

Mustafa Canlı, tha se këtë profesion së bashku me tre vëllezërit e tij e ka mësuar në vendin ku nëna e tij thurte fije.

"Riparimi i qilimave dhe tapetave ndryshon nga njëri tek tjetri. Qilimat i qepim mbi pëlhurë pasi kjo është mënyra më e mirë për të ruajtur një qilim. Ne riparojmë pjesët e humbura me fije natyrore. Ndërkohë për vendet në të cilat nuk gjejmë dot fijen e duhur i lyejmë ato me bojëra natyrore” tha Canlı dhe vuri në dukje se në këtë punë ata janë profesionistë.

Canlı shton më tej në fjalën e tij se në rast se tapeti apo qilimi ka ndonjë njollë e cila nuk hiqet ata e zëvendësojnë atë pjesë me të re.

"Është e rëndësishme që cilësia e qilimit të korrespondojë me atë origjinalin. Nëse qilimat apo tapetet janë të vjetër nuk mund të përdorësh një teknikë të re për ta riparuar atë. Prandaj në për ti kthyer ato në origjinalitet punojmë me metodat e vjetra. Një qilim i cili mund të jetë një shekullorë pasi vjen dhe restaurohet nga ne mund të përdoret dhe po aq vite madje edhe më shumë” shtoi Canlı në fjalën e tij.

Ai theksoi se qëllimi i tyre është që kjo trashëgimi me vlerë kulturore ti kalojë gjeneratave të ardhshme.

"Qilimat vijnë nga vende të ndryshme, por kryesisht nga Britania e Madhe, SHBA, Franca dhe Gjermania. Shumica e kontakteve i kemi me Gjermaninë dhe Shtetet e Bashkuara. Për më tepër, ndonjëherë dhe muzetë na dërgojnë qilimat dhe tapetet e tyre për restaurim. Çdo vit ne marrim të paktën 15 qilima. Ndonjëherë konsumatorët sjellin ato vetë dhe nganjëherë dërgoni ato me anë të kargove. Menjëherë pas restaurimit të tyre ne i kthejmë ato në vendin e origjinës, "tha Canlı dhe shtoi se brezi i ri nuk ka treguar interes në këtë profesion, por se ata duhet të punojnë më shumë se si ta mbajnë gjallë atë.

"Ne nuk kemi staf të mjaftueshëm pune për të riparuar. Prandaj shpesh herë ne bashkëpunojmë me Universitetin e Akdeniz", tha Canlı.

Studentët nga Departamenti i Zejtarisë, të cilët përgatisin qilima të vjetër, shpesh punojnë si praktikantë në këtë vend dhe krahas punës marrin dhe seminare të ndryshme.

Një nga studentët e këtij universiteti e cila kryen edhe praktikën në këtë atelie, Tuğba Ayhan thotë për AA se restaurimi i qilimave dhe tapeteve është një punë e mundimshme, por të restaurosh këto tapete dhe qilima një shekullorë me vlerë historike është një ndjenjë shumë e veçantë.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme