Norvegji - Ndahet nga jeta ish-presidenti i Komitetit Nobel

Ish-presidenti norvegjes i Komitetit Nobel, historiani Francis Sejersted, vdiq sot pas një sëmundje të gjatë në moshën 79-vjeçare, bëhet sot e ditur nga familja e tij në një komunikatë për agjencinë norvegjeze "NTB".

Norvegji - Ndahet nga jeta ish-presidenti i Komitetit Nobel

Ai drejtoi Komitetin Nobel nga viti 1991 deri më 1999-n. Francis Sejersted u akordoi Çmimin Nobel për Paqen disa prej të nominuarve më emblatikë, si liderja e opozitës së Birmanisë, Aung San Suu Kyi (në mungesë), në vitin 1991 dhe heroit të luftës anti-apartied, Nelson Mandela, në vitin 1993; paralelisht me Presidentin afrikanojugur në atë kohë, Frederik de Klerk.

Çmimi, i cili ngjalli më shumë polemika, ishte ai i vitit 1994, akorduar liderit palestinez, Yasser Arafat, si dhe udhëheqësve izraelitë, Yitzhak Rabin dhe Shimon Peres, duke provokuar dorëheqjen e një prej pesë anëtarëve të Komitetit, pas zemëratës për dhënien e çmimit kreut të Organizatës për Çlirimin e Palestinës (OPL).


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme