Ekspozita e artistit Bansky duket se konkurron Disneyland

Artisti i mirënjohur i rrugës, Banksy e ka kthyer një ndërtesë të vjetër në një ekspozitë të përkohshme.

368740
Ekspozita e artistit Bansky duket se konkurron Disneyland

Artisti kontemporan i grafitit, pra arti i bojatisjes së murit, Banksy, për ekspozitën e tij të re ka zgjedhur një vend të çuditshëm.

Ekspozita e përkohshme është një sallë sporti e vjetër në Angli, madje ai bën të ditur se ajo do të jetë një alternativë e Disneyland. Ai ka gati edhe emrin “Dismaland”

Projekti që është vënë në jetë në një kala të braktisur buzë detit, me temën e Hirushes, ndeshet me një interes tepër të madh.

Gjatë ekspozitës që do të zgjasë 6 javë, krahas veprave të Bansky-t, do të ekspozohen edh veprat e artistes amerikane Jenny Holzer dhe artistit anglez Jimmy Cauty.

Ndërkaq identiteti i Banksy që tashmë është kthyer në një legjendë vazhdon të mbetet një mister.
Krahas punimeve të tij që shiten në ankand me shuma të mëdha, ka edhe vepra të tjera grafiti dhe rrymash të tjera.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme