Baba Mondi bekon Qendrën e Kulturës Shqiptare në Turqi

Në kuadër të kontakteve në Turqi, lideri i Kryegjyshatës Bektashiane në Shqipëri, Haxhi Dede Edmond Brahimaj ka vizituar edhe Qendrën e Kulturës Shqiptare “Sami Frashëri” në Ankara, të cilën e ka bekuar për promovimin e kulturës shqiptare.

Baba Mondi bekon Qendrën e Kulturës Shqiptare në Turqi

Lideri i Kryegjyshatës Bektashiane në Shqipëri, Haxhi Dede Edmond Brahimaj vazhdon kontaktet në Turqi në kuadër të një vizite zyrtare me ftesë të autoriteteve turke.baba mondi ne ambasade

Të hënën Baba Mondi ka vizituar edhe Ambasadën e Republikës së Shqipërisë në Ankara, ku është pritur në një takim të veçantë nga Ambasadori Genci Muçaj.

Sipas postimit të Ambasadorit Muçaj në llogarinë e tij në një rrjet social në këtë takim është biseduar për tolerancën fetare midis popujve konfliktet e gabuara në emër të fesë dhe nevojën për paqe në mbarë botën.

Më pas i shoqëruar nga Ambasadori Muçaj dhe stafi i Ambasadës Baba Mondi ka bërë një vizitë në Qendrën e Kulturës Shqiptare “Sami Frashëri” (QKSH), në Lagjen e Hamamit në Ankara. Kjo është e para qendër kulturore që Shteti Shqiptar ka hapur jashtë vendit me këto përmasa dhe me koncept dhe në bashkëpunim edhe Shtetin e ri të Kosovës. Baba Mondi pasi vizitoi ambientet otantike të qendrës kulture nënshkroi Librin e Shënimeve. Baba Mondi e bekoi QKSH duke i uruar asaj mbarësi në punën fisnike që është duke bërë për promovimin e kulturës shqiptare.

qendra e kultures shqiptare ne ankaraQendra e Kulturës Shqiptare është hapur në Hamamönü, lagjen historike të hamamit në minibashkinë Altındağ të Ankarasë me një ceremoni organizuar më 20 shkurt 2015, ku kishin marrë pjesë zv.kryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës Hashim Thaçi, Ambasadorët e Shqipërisë dhe Kosovës në Ankara, studentë shqiptarë që vazhdojnë studimet në Turqi si dhe emigrantë shqiptarë nga vendet e tjera Ballkanit që jetojnë në Ankara.

Oborri dhe muret e brendshme të godinës, ku ndodhet Qendra e Kulturës Shqiptare janë zbukuruar me fotografi me pamje nga Shqipëria dhe Kosova.

Gjithashtu në këtë qendër ekspozohen edhe kostume popullore tradicionale si dhe vegla muzikore shqiptare. Gjithashtu në Qendër është transferuar edhe një pjesë e bibliotekës personale me 30 mijë tituj gjithsej të Profesor Nexhip Albanit, të cilën ai ia kishte dhuruar Ambasadës së Shqipërisë. Me këto libra në Qendrën Kulturore është krijuar edhe një bibliotekë.

Që nga hapja e saj Qendra e Kulturës Shqiptare ka shërbyer për organizimin e ekspozitave dhe ka qenë jetë adresa e takimit të letrarëve shqiptarë dhe turq.kurs i gjuhes shqipe ne Ankara

Në mjediset e Qendrës së Kulturës Shqiptare "Sami Frashëri" mbahen edhe kurse të rregullta për mësimin e gjuhës shqipe. Vlen të përmendet fakti se ka një interes në rritje për mësimin e gjuhës shqipe.

Qendra e Kulturës Shqiptare mban emrin e Sami Frashërit.

Sami Frashëri është autori i romanit dhe enciklopedisë së parë në gjuhën turke, autori i fjalorit të parë modern të turqishtes, është një nga emrat e rëndësishëm të letërsisë turke.

Por njëkohësisht Sami Frashëri është një emër shumë i rëndësishëm edhe për gjuhën dhe letërsinë shqiptare.

Sami Frashëri është një nga themeluesit e poezisë kombëtare shqiptare, bashkë me vëllain e tij, Abdyl Frashëri ai ka shkruar alfabetin e parë shqiptar me germa latine dhe greke, ka shkruar edhe një libër gramatike për gjuhën shqipe.

Sami Frashëri është njëkohësisht edhe babai i Ali Sami Jenit, themeluesit të Klubit të Gallatasarajit.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme