Kosova dhe Shqipëria sëbashku në ditën e rinisë

Delegacioni i Kosovës nën drejtimin e zëvendësministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Rexhep Hoti dhe Drejtorit të Rinisë në MKRS, Xhevat Bajrami, morën pjesë në një organizim me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Rinisë, mbajtur në Tiranë.

Kosova dhe Shqipëria sëbashku në ditën e rinisë

Dita Ndërkombëtare e Rinisë përkon me fillimin e zbatimit të Planit Kombëtar të Veprimit për Rininë, si dhe me nënshkrimin e marrëveshjes në fushën e rinisë mes Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë të Shqipërisë, dhe Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Kosovës.

Zëvendësministri Hoti tha se është kënaqësi që të dyja shtetet më në fund mund ti mbledhin të rinjtë e tyre për festuar ditën e rinisë sidomos, duke pas parasysh faktin që populli shqiptar është i ndërtuar mbi flijimin dhe sakrificën e rinisë.

Hoti u shpreh se populli i Kosovës dhe i Shqipërisë kanë më shumë perspektivë drejt integrimit në Bashkimin Evropian.

Ndërkaq, zëvendësministrja e Mirëqenies Sociale dhe e Rinisë, Bardhylka Kospiri u shpreh gjithashtu se rinia është në shërbim të integrimit.

Ajo çmoi bashkëpunimin në mes të Kosovës dhe Shqipërisë, respektivisht dy ministrive përkatës drejt angazhimit në favor të të rinjve të të dyja shteteve.

Kurse Drejtori i Rinisë në MKRS, Xhevat Bjarami tha se institucionet e Kosovës janë shumë të interesuara të inkurajojmë të rinjtë sidomos në lidhje me rritjen e pranishmërisë së tyre në proceset e vendimmarrjes, që lidhen me sektorin e rinisë.

Këtë vit, organizimi me Rastin e Ditës Ndërkombëtare të Rinisë u realizuar në bashkëpunim mes Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë të Shqipërisë, si dhe Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Kosovës,

Në kuadër të organizimit u realizuan një sërë aktivitetesh të ndryshme ndërkaq në përmbyllje u dha një koncert për të rinjtë me pjesëmarrjen e shumë këngëtarëve nga Kosova dhe Shqipëria.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme