Muzeu kombëtar i BeH i mbyllur plotë 3 vjet

Me një të kaluar 126-vjeçare muzeu mirëpret me qindra vepra historike.

Muzeu kombëtar i BeH i mbyllur plotë 3 vjet

Muzeu Kombëtar i Bonje-Hercegovinës me një të kaluar 126-vjeçare në të cilin ndodhen veprat historike është i mbyllur plot 3 vjet për shkak të pamundësisë së pagesës.

Ndërkaq organizatat jo-qeveritare në këtë vend filluan me punime për rihapjen e muzeut që ndodhet në Sarajevë.

Muzeu Kombëtar i Bosnje-Hercegovinës u themelua në vitin 1888 nga ana e Perandorisë Austro-Hungareze.

Ndërkaq gjatë Luftës së Bosnjës mes viteve 1992-1995 ajo u bombardua nga forcat serbe.

Ndërsa bëhet e ditur se takimi i parë mes liderëve serb, kroat dhe boshnjak që i dha fund luftës u mbajt në ambientet e këtij muzeu.

Muzeu i cili ndodhet në kryeqytetin Sarajevë u mbyll në vitin 2012 për shkak të pamundësisë së pagesës.

Me qindra vepra të vlefshme historike janë lënë në duart e fatit.

Organizatat jo-qeveritare kanë filluar me punime për rihapjen e muzeut që është njëra prej trashëgimive të rëndësishme kulturore.

Me anë të aktiviteteve të ndryshme që organizojnë çdo ditë këto organizata mundohen të tërheqin vëmendjen e politikanëve dhe përfaqësuesve të misioneve të huaja diplomatike në këtë vend.

Marrëveshja e Dayton-ës, e cila i dha fund luftës, la pa kujdes një numër të madh të institucioneve kulturore.

Ndërkaq nën përgjegjësinë e kujt është muzeu kombëtar i Bosnje-Hercegovinës nuk është e përcaktuar saktësisht me ligj.

Dhe kjo është edhe arsyeja kryesore e vështirësive që jetohen në lidhje me pagesa.

Edhe pse rreth 50 punonjës të muzeut nuk kanë marr fare paga për 3 vjet rresht, ata asnjëherë nuk e braktisën punën.

Këta punonjës pa pritur ndonjë shpërblim për 3 vjet kujdesen për 4 milionë vepra të vlefshme historike që ndodhen në muze.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme