Një pikturë 25-milionëshe e Picasso kapet në një jaht në Korsikë

Një pikturë e Pablo Picassos me vlerë mbi 25 milionë euro, e konsideruar si një pasuri kulturore e paeksportueshme nga autoritetet spanjolle, u kap këtë fundjavë në një jaht në Korsikë, ishull francez në Mesdhe, bëhet e ditur nga dogana franceze.

Një pikturë 25-milionëshe e Picasso kapet në një jaht në Korsikë

Pronari i veprës, bankieri spanjoll Jaime Botin, nuk ka mundur të marrë autorizimin e nevojshëm për eksportimin e pikturës me titull “Koka e një gruaje të re” (Head of a young woman), përpjekje e ndërmarrë që prej vitit 2012.

Një kërkesë autorizimi për nxjerrjen e tablosë së piktorit spanjoll, Picasso, drejt Zvicrës është depozituar një javë më parë në zyrën doganore të Bastias, shpjegon dogana franceze nëpërmjet një komunikate.

“Kapiteni i anijes ka paraqitur veçse një dokument të vlerësimit të veprës dhe një raport të vlerësimit të shkruar në gjuhën spanjolle në majin e 2015-s, lëshuar nga Gjykata Kombëtare e Spanjës (një nga institucionet ligjore më të rëndësishme në vend), që konfirmonte se bëhej fjalë për një thesar kombëtar spanjoll dhe për asnjë lloj arsye nuk duhet të dilte jashtë territorit të Spanjës”, vijon komunikata.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme