Dy filma turq në Festivalin e Filmit në Sarajevë

Filmat e dy regjisorëve nga Turqia janë zgjedhur të konkurrojnë në edicionin 21. të Festivalit të Filmit në Sarajevë.

Dy filma turq në Festivalin e Filmit në Sarajevë

Njëri prej filmave turq është ai regjisorit Tunç Davut, që mban titullin “Entanglement” (Dolanma) dhe që trajton jetën e izoluar të dy vëllezërve në një kolibe në mes të pyllit.

Kurse filmi tjetër turk “Mustang”, i regjisores Deniz Gamze Erguven, ka spikatur fillimisht në Festivalin e Filmit në Kanë falë temës së tij tronditëse, që fokusohet mbi presionin familjar ndaj 5 motrave.

I konsideruar gjerësisht si një nga më të rëndësishmit në Evropë, Festivali i Filmit në Sarajevë do të organizohet në datat 14-22 gusht 2015.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme