Universiteti i Birmingamit zbulon faqet më të vjetra të Kuranit?

Testet pretendojnë se faqet e Kuranit, që gjenden në një universitet britanik, mund të jenë një kopje e vjetër e mbijetuar e Kuranit, duke i dhënë atij “rëndësinë botërore të trashëgimisë myslimane dhe studimit të islamit”, thanë sot studiuesit.

Universiteti i Birmingamit zbulon faqet më të vjetra të Kuranit?

“Analiza e radiokarbonit zbuloi se pergamena, në të cilën është hartuar teksti, daton në vitet 568-645, kjo me 95 për qind saktësi”, deklaroi një ekip nga Universiteti i Birmingamit.

Susan Worrall, drejtoresha e Koleksioneve të Veçanta të Universitetit, u shpreh se “testet kanë nxjerrë një rezultat emocionues, që kontribuon në mënyrë të konsiderueshme për të kuptuar kopjet e hershme të shkruara të Kuranit”.

Dy faqe pergamenë, që kanë tekstin e shkruar me një shkrim të lashtë arab, i njohur si Hijazi, ishte lidhur gabimisht me faqe të tjera, që datojnë në fundin e shekullit VII.

“Këto faqe mund të na kthejnë në vitet e themelimit të islamit”, tha Brian Thoms, profesor i marrëdhënieve ndërfetare në universitet.

“Sipas historisë islame, Profeti Muhamed ka marrë shpallje hyjnore nga viti 610 deri në vitin 632, që shënon vdekjen e tij”, u shpreh Thomas.

“Vargjet kuranore, që i zbrisnin Profetit Muhamed, në fillim transmetoheshin gojarisht, por më pas ato u shkruan në pergamenë, gurë, gjethe palme dhe në shpatullat e deveve”, tha ai.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme