Rita Ora shpallet "Personaliteti TV i Vitit" nga "Glamour"

Këngëtarja 24-vjeçare me origjinë shqiptare, Rita Ora, u shpall Personaliteti Televiziv i Vitit për "Glamour Women of the Year Awards 2015".

Rita Ora shpallet "Personaliteti TV i Vitit" nga "Glamour"

“Unë jam shumë e kënaqur që më njihet puna tek ‘The Voice’. Ishte një eksperiencë e madhe për mua dhe unë e shijova. Ne patëm shumë harmoni me të qeshura dhe unë punova me disa këngëtarë shumë të talentuar. Është një nder, faleminderit me të vërtetë”, u shpreh ajo në një intervistë për revistën e famshme britanike të grave, "Glamour".

Artistja e lindur në Prishtinë shtoi dhe diçka në lidhje me tranzicionin e saj për të punuar në televizion.

“Ishte diçka si: AARGH, kamerat po xhirojnë, fol, dhe pastaj fjalët dilnin vetë jashtë. Të ishe direkt në transmetim ishte e frikshme, fillimisht. Pastaj mësohesh shumë shpejt, por sa herë ndizen dritat, të hipën një adrenalinë, gjallërim dhe pak frikë”, tha Rita Ora.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme