Bursa – Filloi festivali ndërkombëtar i valleve popullore

Festivali Ndërkombëtar i Valleve Popullore “Karagjozi i Artë” (Altın Karagöz) filloi në Bursa me shfaqjet e grupeve pjesëmarrëse nga 18 vende të ndryshme.

Bursa – Filloi festivali ndërkombëtar i valleve popullore

Javën e ardhshme qyteti i Bursës do të kënaqet me muzikë dhe valle popullore.

Në qytetin perëndimor të Turqisë filloi Festivali i Valleve Popullore “Karagjozi i Artë” (Altın Karagöz).

Perfmormanca e 700 valltarëve të ardhur nga 18 vende në ceremoninë e hapjes së festivalit u pëlqye shumë nga të pranishmit.

Festivali Ndërkombëtar i Valleve Popullore në Bursa “Karagjozi i Artë” (Altın Karagöz) filloi me shfaqjet e grupeve pjesëmarrëse.

Këtë vit festivali zhvillohet me temën “5 Kontinente në Bursa”. Në ceremoninë e hapjes së festivalit muzikantët e ardhur nga 18 vende të ndryshme demonstruan talentet e tyre.

700 valltarët që u ngjitën në skenë u përpoqën për ta përfaqësuar sa më mirë vendin e tyre brenda 3 minutave që kishin në dispozicion.

Konkurruesit e veshur me kostumet e tyre tradicionale u dhuruan shikuesve momente të këndshme me performancat e tyre.

Duke u nisur nga dëshira për t’ua përcjellë sa më shumë njerëzve këtë atmosferë argëtuese Bashkia e Metropolit të Bursës një pjesë të shfaqjes e barti nëpër rrugët e qytetit.

Performanca e ansambleve do të mund të ndiqet deri më 12 korrik në sheshet dhe ambientet publike të qytetit të Bursës.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme