Arti i rrugës – "The Huffington Post" përfshin edhe Shqipërinë

Duket se arti i bashkon të gjitha shtetet, duke nisur nga vëndet më pak të populluara e të zhvilluara deri tek ato, që njihen si superfuqi botërore.

Arti i rrugës – "The Huffington Post" përfshin edhe Shqipërinë

Po flasim për atë që njihet si “arti i rrugës”, i cili gjen kudo ambientin për t'u shfaqur, ndonëse në vëndet e vogla nuk është aq i zhvilluar sa në vëndet e mëdha e të urbanizuara.

Është “The Huffington Post”, e cila ka paraqitur në faqen e saj një galeri fotosh nga vënde të ndryshme të botës, ku shpaloset ky lloj arti, mes të cilëve është edhe Shqipëria.

Në këtë galeri fotosh janë 196 vënde nga të gjithë skajet e botës, ndër të cilat Afganistani, Argjentina, Australia, Bangladeshi, Belgjika, Kanadaja e plot vënde të tjera, që në një farë mënyre duket sikur nëpërmjet kësaj forme të të shprehurit shpalosin edhe kulturën e vendit të tyre.

Duket se ky lloj arti gjen hapësirë për t'u shfaqur nga njëri cep i botës në tjetrin.

Ndonëse disa vënde janë më të njohura për mbarë botën, arti duket se është ende diçka, që na lidh së bashku, pa marrë parasysh dallimet tona dhe madhësinë e vëndit ku jetojmë.

Arti i rrugës duket se vjen më afër popujve, një mënyrë kjo për të bashkuar ato e për t'i bërë më të kuptueshme ndaj njëri-tjetrit.

Një mënyrë kjo për të treguar se ndonëse ka dallime mes popujve, të gjithë e pëqejnë të bukurën, të gjithë e pëlqejnë artin, e lehtësisht mund të gjenden gjëra, që na bashkojnë.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme