"Lotët e qeta"

Kështu titullohet filmi i cili shpjegon dramën e emigrantëve afgan të ikur nga lufta në vendin e tyre

"Lotët e qeta"

Kështu titullohet filmi i cili shpjegon dramën e emigrantëve afgan të ikur nga lufta në vendin e tyre, xhirimi i të cilit u bë në Trabzon të Turqisë.

Producenti i filmit është Abbas Muhammedi, ndërsa aktorët janë rreth 100 emigrantë afganë së bashku me familjen e tij.

Abbas Muhamdei është një refugjat afgan, i cili para 17 vitesh u largua nga qyteti i tij i lindjes Mezar-i Sherif për në Iran dhe prej aty para dy vitesh me shumë vështirësi për në Turqi.

Filmi i parë i Muhamedi, i cili ka vijuar studimet në sektorin e kinematografisë për 6 vjet në qytetin Meshed të Iranit, quhej “Nëna” të cilin e xhiroj në të njëjtin vend ndërsa filmi i dytë është “Lotët e qeta”.

Filmi i gjatë 1 orë e gjysmë i xhiruar në Trabzon shpjegon vështirësitë që jetuan refugjatët afgan.

Producenti i filmit Abbas Muhammedi thotë se pasi ka parë filmin ka kuptuar se sa vendim të gabuar kishin marr gjatë largimit nga vendlindja e tyre me shpresë për të gjetur një jetë më të mirë në Evropë, ndërsa shtoi se dëshira e tij ishte ti paraqes vështirësitë me të cilat janë ballafaquar.

Punët teknike të filmit kryhen nga Ruhullah Muhammedi, që është njëri prej anëtarëve të familjes.

Ndërkaq Shoqata Kulturore e Afganëve Hazara në Trabzon mori përsipër prezantimin e filmit.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme