Nata e kënasë tek turqit nomad

Instituti Yunus Emre në Shkup në hanin historik Kursunlu organizoi një aktivitet me temë “Mbrëmja e Kënasë në kulturën nomade të Maqedonisë"

Nata e kënasë tek turqit nomad

Në Shkup të Maqedonisë sërish u gjallërua kultura nomade.

Instituti Yunus Emre në Shkup në hanin historik Kursunlu organizoi një aktivitet me temë “Mbrëmja e Kënasë në kulturën nomade të Maqedonisë”.

Nata e kënasë është njëra prej traditave më të bukura kombëtare tek turqit.

Kjo traditë, e cila ndryshon nga zona në zonë në Maqedoni, u rigjallërua në hanin historik Kursunlu të Shkupit.

Kënaja, e cila përgatitet në shtëpinë e vajzës që do të martohet, çastet emocionuese që jetohen në natën e fundit në shtëpinë e babait, gjallëria në shtëpinë e dhëndrit, këngët dhe vallet u vënë në skenë nga ana e artistëve të rinj.

Në këtë aktivitet që u ndoq me interesim të madh nga ana e qindra të rinjve të Shkupit, morën pjesë edhe përfaqësuesit e lartë të ambasadës turke në Shkup, ambasadorët dhe punonjësit e huaj në ambasadat tjera në Shkup.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme