Rihapet Xhamia Is’hakiye në Manastir

Kanë përfunduar punimet restauruese të Xhamise Is’hakije në Manastir, e cila është një prej xhamive më të mëdha të Ballkanit, dhe natën e parë të Ramazanit besimtarët kanë falur namazin e teravive.

Rihapet Xhamia Is’hakiye në Manastir

Restaurimi i Xhamisë Is’hakije në Manastir u mundësua nga Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA).

Xhamia i hapi dyert për besimtarët me namazin e teravive.

Në mesin e atyre që falën namazin e teravive në xhaminë e restauruar ishin edhe Koordinatori i TIKA-s në Shkup Teoman Tiryaki, Kryemyftiu i Maqedonisë Sulejman Rexhepi, Këshilltari për Çështjet Fetare pranë Ambasadës turke në Shkup Seyfettin Ersoy, Anëtari i Gjykatës Kushtetuese të Maqedonisë Salih Murat.

Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame në Maqedoni, Sulejman Rexhepi falënderoi TIKA-n për ndihmën që ka dhënë për rivënien e xhamisë Is’hakiye në shërbim të besimtarëve myslimanë.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme