Në Shkodër u mbajt një aktivitet për Luftën e Çanakalasë

Qendra Kulturore turke në Shkodër "Yunus Emre" ka organizuar për banorët e këtij qyteti koncertin me këngë turke dhe ballkanike, si pjesë e aktivitetit dhe programit "Çanakalaja - Rruga nga Lufta në Paqe".

Në Shkodër u mbajt një aktivitet për Luftën e Çanakalasë

Në kuadër të 100-vjetorit të luftës së Çanakalasë, betejës së madhe të shtetit turk, Instituti “Yunus Emre”, ka organizuar një sërë aktivitetesh nën emrin “Çanakalaja, Rruga nga Lufta në Paqe”.

Në petodanen e qytetit të Shkodrës “Kolë Idromeno”, përmes një ekspozite me fotografi u shfaqën disa prej momenteve të asaj lufte që solli paqen.

Drejtori i institutit “Yunus Emre”, Shkodër, z. Omer Osman Demirbash për mikrofonin e Zërit të Turqisë u shpreh:omer osman demirtas

Lufta e Çanaklasë është pikërisht një luftë që ka ndryshuar rrjedhën e historisë së Turqisë dhe të aktorëve të kësaj historie. Palët luftarake kanë qenë Anglia, Franca dhe Australia, përballë një Turqie. Ndryshe njihet si Ngushtica e Galipolit, nga ku nuk u arrit të tejkalohej prej fuqive aleate, të cilat u përmendën në fillim. Në përfundim të kësaj lufte u ndërrua një trup aktorësh në gjithë Evropën, po ashtu edhe në historinë e Turqisë…

Vlen të përmendet se në luftën e Çanakalasë morën pjesë edhe luftëtarë nga Shkodra dhe qytete të tjera të Shqipërisë.

“…Në këtë luftë nuk morën pjesë luftëtarët vetëm nga Turqia, por morën pjesë veçanërisht luftëtarë nga Ballkani dhe nga Lindja e Mesme. Figuron krejt e qartë një listë dëshmorësh nga Shkodra, Tirana dhe nga disa qytete të Shqipërisë…”, shton Demirbash.

Përveç këtij aktiviteti Instituti “Yunus Emre” ka organizuar edhe shfaqjen e filmit: “Çanakalaja, Fundi i Rrugës”, tribunë kulturore me temë: “Çanakalaja përmes Syve të Gjyshit”, të mbajtuar nga Prof. Dr. Bulent ARI, Zv/Rektor i Universitetit të Stambollit, Sabahattin Zaim, si dhe është përmbyllur ky përvjetor me koncertin me këngë turke dhe ballkanike në teatrin “Migjeni” të qytetit të Shkodrës.


- Nga A.Halluni, Shkodër -


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme