Inva Mula me "Pagliacci" i thotë "Ndal dhunës ndaj grave"

“Pagliacci”, produksioni më i madh TKOB, do të ngjisë ne skenë artistë me famë botërore, të cilët me artistët e TKOB-së do të ofrojnë për publikun një shfaqje jo vetëm të bukur, por me një mesazh të rëndësishëm, “Ndal dhunës ndaj grave”.

Inva Mula me "Pagliacci"  i thotë "Ndal dhunës ndaj grave"

“Pagliacci” është opera e fundit premierë për këtë sezon artistik në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit, pjesë, qe do të ngjitet ne skenë në datat 29 dhe 30 maj dhe ne 1 dhe 2 qershor 2015, ora 20:00.

Për herë të parë në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit sopranoja e njohur me famë ndërkombëtare, Inva Mula, përvec se protagoniste në rolin e Nedda-s, do të jetë edhe regjisore. Sakaq emrat e tjerë që do e shoqerojnë produskionin do të jenë Bledar Gercaliu (skenograf), Elva Bella (kostumet) dhe Ada Gurra (as/regjisore).

Nuk do të mungojë në shfaqje as kori i TKOB, drejtuar nga mjeshtri Dritan Lumshi, apo edhe kori i Liceut Artistik “Jordan Misja” me të cilin ka punuar Irida Bega, Orkestra Simfonike e TKOB, e drejtuar nga maestro Michelangelo Mazza dhe artistët e Cirkut të Tiranës, të cilët edhe ata do të jenë pjese e shfaqjes.

Në rolet kryesore të operas Pagliacci do të jenë:

Nedda – Inva Mula, Mariana Leka

Canio – Walter Fraccaro, Davide La Verde

Tonio – Gocha Abuladze, Ylber Gjini

Silvio – Armando Likaj

Arlecchino – Klodjan Kaçani, Denis Skura (cover)

Banorë të fshatit – Ogert Islami, Erlind Zeraliu.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme