Filloi Edicioni i 68-të i Festivalit të Filmit në Kanë të Francë

Festivali i Filmit në Kanë, që është njëra prej evenimenteve më të rëndësishme të kinematografisë në botë, organizohet në qytetin Kanë të Francës

Filloi Edicioni i 68-të i Festivalit të Filmit në Kanë të Francë

Filloi Edicioni i 68-të i Festivalit të Filmit në Kanë të Francës

Festivali i Filmit në Kanë, që është njëra prej evenimenteve më të rëndësishme të kinematografisë në botë, organizohet në qytetin Kanë të Francës.

Hapjen e festivalit që do të përfundoj më 24 maj me ndarjen e çmimeve e bëri aktorja amerikane Julianne Moore.

Në këtë festival, ku do të shfaqen 84 filma, për çmimin e Palmës së Artë konkurrojnë 19 projekte.

Këtë vit të nominuar për këtë çmim nga Franca janë 5 filma, ndërsa nga Italia 3 filma.

Në festival këtë vit marrin pjesë edhe dy regjisorë nga Turqia. në zhanrin e filmave me metrazh të shkurtë do të konkurroj Regjisori Ziya Demirel me filmin e tij “E martë”, ndërsa regjisorja Deniz Gamze Erguve do të konkurroj me filmin “Mustang” prodhim francez në kategorinë e përzgjedhur “15 ditët e regjisorëve”.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme