Ndahen çmimet e TRT-së për Dokumentarët

Këtë vit, çmimet u ndanë në 3 kategori të ndryshme, profesionalizëm kombëtar, studentë kombëtar dhe ndërkombëtar.

Ndahen çmimet e TRT-së për Dokumentarët

Çmimin e parë në kategorinë ndërkombëtare e dorëzoi Drejtori i Përgjithshëm i TRT-së, Senol Goka i cili tha: “Nëse bëni një dokumentar që ndiqet edhe jashtë shtetit, atëherë jeni kthyer në një fuqi në këtë temë”.

Për herë të parë në vitin 2009, nga ana e TRT-së, me qëllim që të kontribuohet në sektorin e dokumentarit turk dhe që teleshikuesi të shohë dokumentarë cilësor, u organizua gara në nivel kombëtar, ndërsa në vitin 2010, përfitoi identitetin ndërkombëtar.

Në garën që këtë vit organizohet për të 7-n herë, pati një interes të madh nga vende të ndryshme.

32 filmat që u klasifikuan në finale, u takuan me shikuesit në stamboll gjatë datave 7-11 maj.

Çmimin për dokumentarët që dolën fitues, e dorëzoi Drejtori i Përgjithshëm i TRT-së, Senol Goka. Këta filma, në ditët në vijim do të transmetohen në kanalin televiziv të Radio Televizionit Turkt TRT Dokumentar.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme