TRT-ja vlerësohet me çmim special për telefilmin "Milat"

Në Ankara është çelur edicioni 1. i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit Familjar, që zhvillohet mes datave 10-25 maj, nën mbështetjen e fuqishme të ministrive të Kulturës dhe Turizmit, Drejtësisë, Pyjeve dhe Shëndetësisë.

TRT-ja vlerësohet me çmim special për telefilmin "Milat"

Përkrahësit e filmave dhe projekteve për promovimin e përgjegjësisë sociale, që do të shfaqen në kuadër të këtij festivali, i morën çmimet përkatëse nga duart e ministres turke për Familjen dhe Politikat Sociale, Aysenur Islam.

Sakaq, telefilmi “Milat”, që trajton luftën e Shërbimit Informativ Kombëtar të Turqisë (MIT) me agjenturat e huaja dhe transmetohet në kanalin TRT 1, u vlerësua me çmimin special të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit Familjar.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme