Begatia e Sarandës - Panairi i Midhjes

Festa e midhjes, është përgatitur nga dhjetëra kultivues midhjesh, restorante dhe njësi tregtimi, në qytetin bregdetar të Sarandës në jug të Shqipërisë.

Begatia e Sarandës - Panairi i Midhjes

Burime nga Këshilli i Agrobiznesit Shqiptar, pjesëmarrës në këtë aktivitet, benë te ditur se, këtë vit, produkti promovohet së bashku me vajin e ullirit, një prej produkteve më cilësore të bregdetit jonian.

Panairi, sipas Këshillit të Agrobiznesit Shqiptar KASH, pritet të sjellë më shumë prodhues për të ekspozuar produktin e tyre, sfida më e madhe e produktit vijon të mbetet tregu evropian. 

Midhja e liqenit të Butrintit prej vitesh po përballet me bllokadën e pamundësisë për eksport dhe promocionin e ulët në këtë drejtim.

Aktualisht ne liqenin e Butrintit me një sipërfaqe prej 1600 hektarësh, ndodhen rreth 78 impiante te prodhimit te saj me te cilat operojnë 50 subjekte private. Prodhimi i midhjes ne vit shkon ne 13 deri ne 15 mije kv.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme